Mark Marku nuk pranοn fitοren e PS: PD nuk do t’i njοhë kυrrë këto zgjedhje
Mark Marku ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje.
Sipas tij, PD do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli.null
“Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij,” shprehet ai ndër të tjera.
Deklarata e plotë:
Të dashur qytetarë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës.
Të dashur vëllezër dhe motra.
Falë mbështetjes tuaj, ne arritëm një fitore të madhe në gjithë qarkun (5900 vota plus) më të madhe, në gjithë historinë e pluralizmit.
Me gjithë milionat e parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i Ramës, me gjithë llumin e krimit që përmbyti si asnjëherë tjetër Lezhën,
Kurbinin dhe Mirditën, ju treguat në mënyrë shembullore se asgjë nuk e mposht karakterin, dinjitetin dhe shpirtin e lirë të qytetarëve të zonës sonë, asgjë dhe askush nuk e përdhos krenarinë tonë.