Marrëdhënie seksuale jashtë martese, ndëshkimi për çiftin e ri shokues

    0
    375

    Një ndëshkim mizor ka qenë ai për një burrë i cili kreu marrëdhënie seksuale me një grua të martuar. Historia ka ndodhur në Bulandshahr, Uttar Pradesh të Indisë, ku ai është lidhur në pemë me kokë poshtë dhe është rrahur nga bashkëshorti i të dashurës së tij.

    Ndërkohë që vetëm një ditë më parë gruaja është goditur 100 herë me kamzhik për shkeljen e kurorës, ndërsa burri i paidentifkuar u lidh në degën e një pemë dhe u dhunua.

    Një ditë më parë gruaja që shkeli kurorën ishte lidhur në kyçet e dorës dhe u godit 100 herë nga bashkëshorti. Më pas disa burra e ngacmuan seksualisht dhe tentuan ta përdhunonin.

    Sipas policisë gruaja ishte larguar së bashku me të dashurin javën e parë të marsit dhe ishin strehur në shtëpinë e një të afërmi.

    Më 10 mars burri i dërgoi disa njerëz për ta bindur atë të kthehej në shtëpi, duke i thënë se do të harrojnë të kaluarën e do të fillojnë sërish jetën e tyre. Por sapo u rikthye, u ngrit një gjykatë për ti dhënë dënimin.

    Kur gruaja u dhunua nga bashkëshorti ra pa ndjenja në tokë. Grupi i meshkujve që qëndronin rreth e përqark e ngacmuan seksualisht dhe më pas u përpoqën ta përdhunonin kur i ra të fikët. Por kur gruaja erdhi në vete sipas fshatarëve arriti që të largohej me vrap. Edhe pse u kërcënua që të mos denonconte, ajo akuzoi bashkëshortin për dhunën e ushtruar./b.l/noa.al/