/Masat e reja/ Tranşporti publik ndaIet deri më datë…

Masat e reja/ Tranşporti publik ndaIet deri më datë…

Ministria e Infrastrukturës në Kosovë ka bërë me dije me anë të një njoftimi se transporti publik do të ndërpritet deri ditën e hënë (9 nëntor) në ora 05:00.

Ministria ka kërkuar mirëkuptim nga operatorët.

“Të nderuar operatorë të transportit publik të udhëtarëve.

Ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 01/41 të datës 06.11.2020,

në pikën 2 të këtij vendimi ka pezulluar disa paragrafë, ndër to paragrafin 14 të vendimit 01/39 të datës 01.11.2020,

me ç’rast pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të Hënën më 09.11.2020 në ora 05:00.

Lusim operatorët të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë vendimin e Qeverisë”, thuhet në njoftim.