Mbeti jαshtë Pαrlamentit, aleαti i kthehet ashpër Bαshës: Të mbαjë përgjegjësi, ai luαjti të gjitha për gjitha
Vjen reagimi i parë nga aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, i cili kritikon rolin e kreut të PD gjatë fushatës teksa thotë se tashmë duhet të mbajë përgjegjësi.
Ndoka, i cili mbeti jashtë parlamentit të ri, tha në “Breaking”, se Basha nuk e shfrytëzoi faktin që ishte në koalicion me të,
Dashamir Shehin apo Agron Dukën, por “me unin e tij tentoi të kopjonte stilin e tij”, duke mos u shfaqur në fushatë me koalicionin që kishte.
“Padyshim që Basha duhet të mbajë përgjegjësi, ai luajti të gjitha për gjitha.
Ai nuk e shfrytëzoi se pati një koalicion, ai me unin e tij tentoi që kopjonte sitlin e tij.
Nëse Rama ishte i vetëm, Basha kishte një koalicion me aleatët, kishte koalicionin më plural që nuk e kishim pasur ndonjëherë.
Asnjëherë nuk e kemi parë Bashën të dalë më koalicionin e tij, duhet të kishte besueshmërinë më të madhe,
se nëse dikush nuk kishte dashamërisë për Bashën, kishte për Agron Dukën apo dhe Dashamir Shehin”, tha Ndoka.