/Mbi 5 miliardë celularë do të dαlin jashtë ρërdorimit në 2022, a është dhe i jυaji?

Mbi 5 miliardë celularë do të dαlin jashtë ρërdorimit në 2022, a është dhe i jυaji?

Vlerësohet se 5.3 miliardë telefona celularë do të dalin jashtë përdorimit këtë vit, pavarësisht përmbajtjes së tyre të vlefshme në ar, bakër, argjend, paladium dhe përbërës të tjerë të riciklueshëm, shkruan BBC.

Lajmi është bërë i ditur nga një sondazh i shoqatës jofitimprurëse Weee Forum, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbetjeve elektronike e cila festohet më 14 tetor.

Anketa u krye në një kampion prej 8,775 familjesh europiane në gjashtë vende: Portugali, Holandë, Itali, Rumani, Slloveni dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas rezultatteve, një familje mesatare europiane zotëron 74 produkte elektronike, duke përfshirë telefona celularë, tablet, laptop, vegla elektrike, tharëse flokësh, dhe pajisje shtëpiake (me përjashtim të llambave).

Nga këto pajisje, nëntë sepse nuk përdoren, katër sepse janë të prishura.

Fjala e parë e një personi i cili blen një celular të ri zakonisht është: “Nuk më thyhet për 1 javë”. Kjo ndodh më shumë me celularët e markës Apple. Por tashmë një lajm super i mirë ka dalë në qarkullim për të gjithë përdoruesit e I-phonave. Apple është duke punuar për të krijuar një aplikacion për ekranet ‘vetë-shëruese’ që automatikisht riparojnë gërvishtjet dhe plasaritjet

Një aplikacion nga gjigandi i teknologjisë zbulon se tipari magjik mund të përdoret në një iPhone të palosshëm, si dhe një numër pajisjesh të tjera. Se si do të funksionojë saktësisht nuk është plotësisht e qartë në këtë fazë, nxehtësia mund të ndihmojë që ekrani të shtrihet dhe të kthehet në formën e tij origjinale.

Gjithashtu thuhet se magjia e “vetë-shërimit” mund të ndodhë automatikisht, ose në një kohë të caktuar; përshembull, mund ta vendosni celularin tuaj për karikim dhe njëkohësisht të rregulloni ekranin e tij. Pra programi i ri ‘vetë-shërues’ mund të riparojë telefonin tuaj ndërsa po karikohet.