Është mbledhur në këto momente Komiteti Teknik i Ekspertëve. Drejtorja e ISHP-së, Albana Fico në fjalën e saj ka bërë me dije se ka një rëndie të madhe të mesatares ditore të rasteve pozitive me Covid-19.
Ndër të tjera, Fico theksoi se përveç Tiranës, është vënë re një numër i lartë rastesh pozitive edhe në tre qarqe të tjera, si Gjirokastra, Berati dhe Korça.
“Mesatarja ditore e rasteve të diagnostikuara pozitivë ka zbritur në 172, nga mbi 200 që ishte. Numri total i rasteve aktive është 25 668.
Mbetet raporti meshkuj-femra 48-52%, ndërsa është ndryshe numri i vd ekjeve. Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 nuk kanë pacientë për momentin, por janë në gatishmëri të plotë.
Një indeks tjetër është edhe ulja e vd ekshmërisë, e cila nga 50 në një javë më parë, ka shkuar në 25. Vijojmë me vak sinimin paralele.
Një ndryshim i qenësishëm ka qenë dhe rezultati i rasteve të reja në disa vende. Tirana ka një numër të rasteve aktive të larta, duke pasur parasysh dendësinë e popullsisë, por vihet re se për gati 2-3 javë Gjirokastra, Berati dhe Korca vijnë pas me numër të larta rastesh, por që ne po i mbajmë në vëzhgim”, tha Fico.
Silva Bino: Karantinë 2 javore për të gjithë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia
Nxënësit e viteve të para dhe të 2 mund të kthehen në shkolla, për të nisur mësimin me skenarin e kombinuar.