Me ρalestër, sauna dhe 3 tυalete, Noizy nxjerr në shitje shtëρinë luksoze (PAMJET)

Këngëtari Rigels Rajku, i njohu edhe si Noizy ka vendosur të nxjerrë në shitje banesën e tij super luksoze.

Njoftimi që është hedhur në rrjetet sociale nga një agjenci imobiliare, ka habitur jo pak fansa, pasi është ndër rastet e rralla kur një shtëpi e shtrenjtë shitet duke zbuluar edhe pronarin e mëparshëm, që në këtë rast është reperi por edhe biznesmeni i suksesshëm, Noizy.

Apartamenti i Noizyt, është 320 metër katror dhe ka pothuajse çdo gjë.

Dy mjedise të mëdha pritjeje, biblikotekë, kuzhinë e veçuar, mjedis ngrënjeje, 3 dhoma gjumi, garderobë, 1 dhomë bosh që mund të përdoret për dhomë gjumi, 3 tualete, palestër, sauna, lavanderi, ballkon përreth gjithë gjatësisë së apartamentit.

Ndonëse çmimi është jo publik, mendohet që një pronë e tillë të shkojë disa qindra-mijëra euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *