/Me 3 Iëvizje për 18 sekonda, momenti i GRABlTJES në Pogradec, autori me maskë

Me 3 Iëvizje për 18 sekonda, momenti i GRABlTJES në Pogradec, autori me maskë

Një market është grabitur mbrëmë në qytetin e Pogradecit. Gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj ka siguruar videon e momentit kur hajduti me një pllakë betoni në dorë thyen derën e xhamit të marketit dhe futet me shpejtësi duke u drejtuar për te arka.

Hajduti ka gjetur një sasi, sipas policisë të vogël lekësh nga xhiroja ditore duke e rrëmbyer me shpejtësi, ndërsa më pas është larguar duke humbur gjurmët.

E gjithë grabitja është kryer nga hajduti në 18 sekonda me tre veprime, thyerja e derës, vajtja direkt te kasa dhe largimi.

Në orën 23:50:55 ai duket teksa thyen derën dhe futet, ndërsa del në 23:51:13.

Identifikimi nuk do të jetë i lehtë, pasi autori që duket se është një i ri, ishte me kapele, maskë anti-covid dhe doreza./ db/Abcnews.al