Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë në vitin 2020.
Vëmendjen e tërheq deklarimi i pasurisë së Behgjet Pacollit, ish-ministri i Punëve të Jashtme që konsiderohet edhe një nga personat më të pasur në trojet shqiptare.
Ai ka deklaruar se është zotërues i një avioni privat me vlerë 9.9 milion euro, si dhe 8 makina, 6 prej të cilave të tipit “Mercedes”, ku 2 kanë vlerë 200 mijë euro.
Të gjitha këto automjete janë të deklaruara në emër të Pacollit dhe prejardhja e pasurisë është deklaruar se ka ardhur nga jashtë Kosovës.
