“Më është FlKSUAR keq, jeton në Belgjikë”, vajza kërkon djaIin në foto, e pa në Durrës

0
341

keni parasysh atë momentin kur ju duket sikur keni rënë në dashuri me shikim të parë? Ju ndoshta s’e keni dhe as që doni t’ia dini çdo të thotë, por një vajze i ka rënë keq në kokë për një djalë që ka parë pak kohë më parë në plazhin e Durrësit.

Ajo thotë në një komunikim me JOQ.al se nuk mundi t’i fliste, por ky djalosh, të cilin e shikoni në foto dhe videon e mëposhtme, ia ka marrë zemrën.

Vajza tregon se djali ishte me familjen, me të ëmën dhe të atin e një tjetër djalë, i cili me shumë mundësi ishte vëllai i tij.

Nga bisedat dëgjova që jetonte në Belgjikë. Të dashur apo grua më duket se nuk kishte.

Nuk i fola dot se nuk munda, po ai më shikonte gjithë kohës.

Nëse dikush e njeh, apo nëse ai vetë e shikon mesazhin, i them që jam ajo vajza tek çadra pas teje.

Ju lutem ma gjeni se më është fiksuar keq”, – shkruan vajza e dëshpëruar.

Nëse dikush e njeh djalin, e dini vetë çfarë duhet të bëni.