/“Më fejuan me djalin që puthesha në hyrje të pallatit, por shoferi i furgonit…”

“Më fejuan me djalin që puthesha në hyrje të pallatit, por shoferi i furgonit…”

Të tjerë duam, të tjerë na duan dhe të tjerë marrim!”.
E tillë është edhe historia e një vajze të re nga Shkodra, e cila ka rënë në dashuri me një djalë, e ai nuk është aspak përsoni me të cilin është fejuar. Kjo është historia e saj e rrëfyer.

“Jam studente në Tiranë, por kam kaluar pjesën më të madhe të jetës në Parrucë. Me pak fjalë jam vajzë qyteti, edhe pse më kanë fejuar qysh 17 vjeçe me djalin që më kapen duke u puth në shkallët e pallatit.

Gjithçka dukej mirë në fillim, por unë ende nuk kisha shkuar me të fejuarin. Kur shkuam për herë të parë nuk kam ndjerë asgjë. Ju betohem asnjë gjë. Por mendoja se ashtu ishte marr.ëdhënie dhe vazhdoja e respektoja të fejuarin.

Kur nisa fakultetin në Tiranë udhëtoja me furgonë e autobusë, sepse nuk më linin të jetoja në Tiranë dhe kështu që e bëja vajtje-ardhje.
Më qëllonte që me një furgon të udhëtoja më shpesh se kishte dhe orar të përshtatshëm. Mua më zë makina dhe gjithmonë isha në vend të parë dhe shoferi që sot e kam të dashur ma ruante gjithmonë vendin.

Kështu që u njohëm gjatë udhëtimeve, ai më respektonte, më pyeste si më shkonte shkolla, më buzëqeshte dhe ndonjëherë më blinte edhe çokollata. Edhe pse mbaja unazë në dorë ai sërish nuk u step hiq.

Më ftoi për kafe dhe pranova direkt se më tërhiqnin shumë bisedat me të. Me të fejuarin më dukej dhe duket akoma si njëri i shtëpisë, s’kam ndjenja si me të dashurin.

Pas dy-tre kafesh më puthi dhe u dridha e tëra. Emocion që se kisha provuar kurrë. Kemi shkuar bashkë dhe ai njeri më bën të ndihem femër. Tani nuk më bëhet as ta puth të fejuarin. Nuk dua ta Iëndoj, por i dashuri është njeriu i jetës. Madje është gati edhe të fejohemi. Si t’ja them të fejuarit që dua shoferin tim bukurosh?”, shkruan ajo.