/MË I MADHI NË BOTË/ Zbulohet aeroporti nga i cili do të nis fluturime ‘Air Albania’ (Foto)

MË I MADHI NË BOTË/ Zbulohet aeroporti nga i cili do të nis fluturime ‘Air Albania’ (Foto)

Kompania e parë ajrore e Shqipërisë, Air Albania (një ndërmarrje e përbashkët me transportuesin turk të Turqisë, Turkish Airlines) filloi fluturimet më 26 prill nga Aeroporti i ri i Stambollit.

“Air Albania do të operojë dy fluturime çdo ditë midis Stambollit dhe Tiranës” tha shefi ekzekutiv i Turkish Airlines, Sinan Dilek, gjatë një ceremonie në Aeroportin e Stambollit.

Dilek u shpreh se Air Albania po planifikon që këtë verë të realizojë fluturime në destinacione të reja në Itali dhe Angli.

“Është krenari që ne të fillojmë fluturimet nga Aeroporti i Stambollit, i cili është aeroporti më i madh në botë” shtoi ai.

Faza e parë e aeroportit të Stambollit u hap zyrtarisht në tetor të 2018-ës, me një kapacitet vjetor prej 90 milion pasagjerësh.

Me kapacitet të plotë vjetor prej 200 milion pasagjerësh, Aeroporti i Stambollit është vendosur të bëhet një qendër globale e aviacionit me fluturime në mbi 350 destinacione në mbarë botën./Opinion.al (Burimi: hurriyetdailynews)