/Më lirë se qeraja në Tiranë! Hotelet greke ulin çmimet, 12 euro nata për person

Më lirë se qeraja në Tiranë! Hotelet greke ulin çmimet, 12 euro nata për person

Më lirë se qeraja në Tiranë! Hotelet greke ulin çmimet, 12 euro nata për person

Disa hotele në Greqi kanë filluar të ulin në mënyrë drastike çmimet e dhomave të tyre, në përpjekje për të rigjallëruar sektorin e turizmit pas pandemisë koronavirus.

Vendi rihapi kufijtë më 1 korrik, por duket sikur pushuesit nuk kanë filluar të shkojnë përsëri, duke bërë që disa hotele të ulin çmimet e tyre deri në 40 %.

Një qëndrim një javor në një hotel në Rodos muajin tjetër mund t’ju kushtojë 11 £ për person për një natë, ndërsa shtatë netët në Kos, do të jenë vetëm 12 £ për person për një natë, dhe qëndrimi një javë në Kretë është 17 £ për person për një natë.

Ndërkohë kontrollet paraprake për turistët që hyjnë në vend janë ende në fuqi,dhe qeveria ‘nuk do të hezitojë’ të mbyllë përsëri kufijtë.

Rreziku se virusi mund të përhapet në të gjithë vendin, tejkalon çdo përfitim për turizmin në një vit që konsiderohet kryesisht i humbur.

Muajin e kaluar, zyrtarët në Greqi thanë që po shkurtonin taksën e vlerës së shtuar (TVSH) dhe taksën e mallrave dhe shërbimeve (GST) në të gjitha mënyrat e transportit nga 24 % në 13 %, në një përpjekje për të tërhequr turistët.