/“Më merret fryma”, momentet e fundit të Rexhinës, si e kërkoi t’ia sillnin foshnjën dhe fjalët që i tha të shoqit: Më filmoni që ta…

“Më merret fryma”, momentet e fundit të Rexhinës, si e kërkoi t’ia sillnin foshnjën dhe fjalët që i tha të shoqit: Më filmoni që ta…

Një i afërm përshkruan sekondat e fundit të Rexhina Debrovës që humbi jetën në maternitetin e Elbasanit menjëherë pas lindjes.

“Shtatzania e saj ka qenë e mbarë. Ajo dhe bashkëshorti janë kujdesur shumë gjatë barërs. Kanë kryer të gjitha analizat dhe vizitat dhe askush nuk i tha që të ketë probleme. Çifti mezi po priste të vinte në jetë, vajza të cilën e kishin pagëzuar me emrin Alea. Ditën e lindjes i thanë që duhej bërë operim se ashtu ishte më mirë për atë dhe jetën e bebes. Gjithçka ka shkuar normalisht gjatë operacionit.

Pas operimit ka qenë e vetëdijshme dhe ka komunikuar edhe me bashkëshortin dhe pjestarë të tjerë të familjes. I ka kërkuar njërës prej infermiereve që ta filmojë që ta kishte si kujtim momentin e lindjes. I kanë dërguar edhe foshnjën që ta vendosë në gji.

Por pas operimit gjendja është përkeqësuar. Dimë që i ka thënë bashkëshortit që nuk ndjehem mirë, më merret fryma. Këto janë edhe çastet dra.matike kur ajo po luf.tonte me jetën dhe kishte nevojë për ndihmë. Mendoj se këtu është neglizhuar”.