“Më mungon shumë”, thirrja e d*shpëruar e nënës së Bleona Matës (Video)

    0
    252

    Nëna e Bleona Matës, Bukurie Veizi nuk ka ndalur në asnjë moment kërkimet për vajzën e saj duke bërë publike vazhdimisht detaje të reja.

    Me shpresën se një ditë do ta takojë vajzën e saj, Bukurie Veizi përmes një videomesazhi në emisionin “Rudina” në Tv Klan i bën thirrje shtetit të marrë masa për 5 dëshmitaret, kushërirat e Bleona Matës të cilat kanë qenë me të pasditen e 22 Majit kur u zh.duk 6-vjeçarja. Ajo po ashtu i bën thirrje të gjitha organeve të angazhohen për gjetjen e vajzës së saj ndërkohë që shprehet se ka 9 vite pa e parë dhe se i mungon.

    “Dëshiroj që Bleona së shpejti të jetë pranë nënës, vëllait dhe gjirit familjar. I bëj thirrje shtetit në emër të një nëne që 5 vajzat kr.iminele të Bleonës po rrinë të lira dhe nuk po tort.urohen nga policia dhe as nuk po thirren nga ana shtetërore. Pesë kri.minelet janë dëshmitare të vajzës time. I bëj thirrje të gjitha organeve kompetente të bashkëpunojnë për gjetjen e Bleonës sepse na mungon shumë. U bënë 9 vite që nuk dimë gjë ku ndodhet Bleona dhe si ndihet ajo sot. I bëj thirrje të gjithëve të bashkohen dhe të bashkëpunojnë për gjetjen e saj”, tha nëna e Bleona Matës, Bukurie Veizi./tvklan.al