Beart Rexhepi nuk po e përcjell dot atë që Tea i ka bërë. Kujtojmë se një ditë më parë, Bora Zemani,
moderatorja e Përputhen tha se emisioni i dashurisë ka një aplikacion ku do tregojë çdo gjë për emisionin, në mes të cilave, edhe deklarata e Teas se pse është ndarë nga Bearti.
Bearti reagoi keq, pasi nuk e besonte që ajo e shiti për 4 euro, por nuk mjaftoi me kaq.
Duke cituar një shprehje që Arjan Konomi, opinionisti ka thënë gjatë emisionit, Bearti i dërgon edhe një mesazh Teas.

“Dhe ka një gjë që dua t’ua them juve për ta pasur parasysh në jetë.
Njeriu nuk njhet kur dashurohet, njeriu njihet kur ndahet apo kur të ketë mosmarrëveshje.
Atëherë do të kuptoni se kush është partneriapo partnerja juaj në ketë kudo që të ndodhet”, poston Bearti.