/Më në fund Eli Fara flet për ish burrin e saj i cili paska qënë i FORTl i Shqipëris, për herë të parë dalin fotot ish bashkëshortit

Më në fund Eli Fara flet për ish burrin e saj i cili paska qënë i FORTl i Shqipëris, për herë të parë dalin fotot ish bashkëshortit

Këngëtarja e njohur korçare Eli Fara, në jetën e saj ka historinë e një martese jo jetëgjatë, nga e cila ka një vajzë. Pikërisht për këtë lidhje, Eli Fara është ‘rrëfyer’ para Ardit Gjebresë te ‘E diela shqiptare’. 

Eli Fara ka pohuar se ‘ nuk është faj të gabosh, por është faj të qëndrosh në gabim’ duke e pranuar se ka qënë vetë ajo që ka kërkuar divorcin nga një martesë jo e lumtur për të. ‘Jam martuar e re, në një situatë jo fort kpmode edhe për ta thënë’ e ka nisur rrëfimin e saj Eli Fara.

Në moshën 17 vjeçare duke ndjekur jetën artistike në hapat e para si këngëtare, njohu dashurinë. ”Një prej djemve më çapkënë të qytetit m’u qep keq, dhe unë u dashurova me pamjen e tij’ kujtoi Eli Fara për atë që do bëhej shpejt bashkëshorti I saj, Vangjush Kapuranin, ose siç njihet në Korçë Luli Kapurani.

Eli Fara e përshkroi si një tërmet mësimin e kësaj lidhjeje nga familja e saj disi patriarkale. ‘U ndjeva e fyer dhe e turpëruar nga qëndrimi I familjes, dhe pa u menduar gjatë, vendosa që nëse më pranonin në shtëpinë e djalit do të ikja dhe kështu ndodhi’ tha Eli Fara.