Dikur një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar, duket se raporti midis Luana Vjollcës dhe Adrian Gaxhës, ka mbetur miqësor, pavarësisht ndarjes së tyre.
Së fundmi, këngëtari Adrian Gaxha ka qenë i ftuar në emisionin “1 Kafe me Labin”, ku ka folur për herë të parë në lidhje me marrëdhënien e tij me moderatoren e famshme shqiptare.
Gjatë rubrikës 3ND të emisionit, Adrianit i duhej të thoshte tre mendimet e para që do i vinin ndër mend sapo të shikonte foton e Luanës.
Ai është vendosur pak në siklet, por e ka dhënë përgjigjen e tij.
“Sa qenka zbukuruar. Më vjen mirë për sukseset e saj. E treta eksperiencë e veçantë, një prej dashurive të para”, është shprehur këngëtari lidhur me moderatoren.
Siç duket, midis tyre ka mbetur një raport i mirë, ndërkohë që momentalisht, të dy ata janë respektivisht të lidhur.