Me pjatën e patateve dhe mish në dorë, bluza e kamarierit vlonjat po bën namin

0
251

Një video e lezeçme që tregon një lloj tradite karakteristike shqiptare po qarkullon kohët e fundit në internet.

Në të duket një prej kamarierëve të një lokali në qytetin e Vlorës, ku po zhvillohet një dasmë.

Në pjesën e pasme të bluzës së kamarierit shkruhet:

Keep Calm and Merre mishin me vete në fund”.

Në fund të fundit, a nuk është kthyer në një zakon të shqiptarëve që në fund të dasmës, veçanërisht kur ushqimi ka qenë i mirë, të preferojmë që mishin e ngelur ta fusim në qese apo në letra alumini dhe ta marrim me vete?

E pra, të zotët e lokalit dhe i zoti i dasmës ka menduar më së miri për këtë detaj të zakonit tonë, duke ua bërë edhe më të lehtë punën dasmorëve.

Keep

Keep

Posted by Lajme Shqip Online on 2018 m. rugpjūčio 6 d., pirmadienis