Me shpirtin e copëtuar, babai i 14 vjeçarit ju lutet për ndihmë shqiptarëve: Ma sheroni djalin, ai është …

    0
    251

    ‘Shqiptarët për shqiptarët’ takoi babain e Shëndritit, 14-vjeçarit të aksldentuar rëndë në Prishtinë teksa kalonte rrugën për të blerë bukë. Ai kërkon i dëshpëruar dhe me shpirt të brengosur ndihmë për djalin e tij, i cili nuk lëviz as flet dot.

    14-vjeçari vuan nga infeksione të shumta dhe ka dhimbje të tme.rrshme të kokës. Mjekët i kanë thënë familjes ta ope.rojnë djalin por ata nuk i kanë 22 mijë euro.

    ‘Aks.identi ka ndodhur në 14 maj 2016, djali ishte duke shkuar drejt furrës së bukës për të marr bukë. Ishte me biçiklete. Ndërkohë një djalosh tjetër, e aksi.dentoi atë me veturë. Mandej e kanë çuar në spitaI. Është trajtuar në spitalin e Prishtinës. Aks.identi e ka lënë më shumë probleme të vështira dhe të mëdha shëndetësore. Djalin e çojmë çdo tre muaj në spital, herë në spital, herë në shtëpi, në shkollë shkon shumë pak. Djali ka munguar shumë në shkollë. Kjo për shkak se i infektohet pl.agët që ka marrë në ak.sident. Për shkak të infektimit është në gjendje paraIize.

    Bllokohet. Ai bllokohet krejt dhe e dërgojmë në spital për trajtim. Por atij i duhen op.erim. Këto dy vitet e fundit i kemi kaluar më tepër në spital sesa në shtëpi. Kam dëshirë që djali të rikthehet në shkollë, të luajë. Por ne rrimë nëpër spitale çdo ditë. Nuk e dimë nga vjen gjithë ky infeksion tek djali. Kanë zbuluar se ka një vrimë në tru dhe ka të dëmtuar sinusin dhe kjo duhet operuar. Jam shumë i lodhur mundësitë e mia janë harxhuar. Shpirti më dhemb për djalin, do kisha dhënë jetën për të. Unë vd.es pa të. Kërkoj nga shqiptarët kush ka shpirt dhe zemër ta shëroni këtë djalë.’ /NEWS 24