Media e madhe boterore publikon videon ku duken Ufot ne Hene (Video)

    0
    632

    Një teoriciene e konspiracionit pohon se i ka vërejtur qindra UFO duke u larguar nga sipërfaqja e hënës në të njëjtën kohë.
    Pamjet nga një video, origjina e së cilës nuk dihet, duket se shfaq sipërfaqen e hënës, me anije të panumërta kozmike, që të gjitha duke u nisur njëkohësisht, transmeton Express.

    Ato mund të shihen në pjesën e poshtme të sipërfaqes së hënës, në anën e majtë të ekranit.

    Videoja është publikuar më vonë edhe nga “Mister Enigma”, që me sa duket i përkrah pohimet e teoricines.

    “Në një video mahnitëse të publikuar në YouTube më 13 nëntor nga Geri Vigil, UFO të dyshuara mund të shihen duke u larguar nga hëna”, sipas Mister Enigma.