/Mediat e huaja jehonë protestës së mbrëmshme, ja çfarë shkruajnë për Tiranën

Mediat e huaja jehonë protestës së mbrëmshme, ja çfarë shkruajnë për Tiranën

Ditën e djeshme Tirana u përfshi nga një protestë masive qytetare, pë shkak të ekzekutimit të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ana e efektivit të policisë.

Ndjeshmëria ka qenë tepër e lartë tek të gjithë njerëzit, të cilët janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve.

Ndërkohë, protestës i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat ndërkombëtare të cilat raportuan gjerësisht në lidhje me atë që ndodhi gjatë 5 orëve në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

Mediat greke raportojnë për kryengritje në Tiranë.

“Reuters” raporton se fillimisht policia raportoi për një pistoletë të gjetur pranë viktimës Klodian Rasha, por më vonë u tha sërish prej organeve shtetërore se arma nuk i përkiste atij.

“DailyMail” bën një përmbledhje të të gjithë asaj që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit në Shqipëri dhe thekson se i riu u vra sepse shkeli orën policore.