Lajme

Mediat e huaja profil grabĺtësit Hektor Qiriazi: Përplasjet me poIicinë greke dhe strehimi në Shqipëri

Dy ditë më parë në Tiranë, gjatë një aksioni në zonën e Saukut, Policia e Shtetit prangosi të shumëkërkuarin Hektor Qiriazi. Ky i fundit, i njohur edhe me alias Dorian Lamani, ishte dënuar me burg përjetë në shtetin grek, pasi është shpallur fajtor për grabitje me dhunë në Athinë.null

Mediat greke kanë publikuar një profil të 38-vjeçarit, i cili veproi me bandën e tij përgjatë viteve 2012-2013. Grupi i shqiptarëve që vepronin në shtetin fqinj u identifikuan si: Ilir Gjini; Hektor Qirjazi; Lulzim Elmazaj; Agron Shakaj; Arsen Selimaj; Ervis Arapaj dhe Erion Peçi. 

PJESË NGA ARTIKULLI GREK:

“Hektori” kreu disa grabitje në zona “të pasura” në Atikë, ku edhe mori pjesë në dy përplasje me armë zjarri me Policinë. Teksa bastisnin dyqanet e argjendarive, bankat dhe supermarketet, grupi nuk hezitonte që të përdorte armët për të frikësuar viktimat. Në mesditën e 6 korrikut 2013, një automjet i vjedhur u gjet nga oficerët e policisë të aksionit në kryqëzimin e Mesogeion Avenue.

Një anëtar i grupit ishte duke drejtuar makinën e vjedhur dhe pasi mori sinjal nga policia për të kryer një kontroll, shoferi i dha gaz por mjeti i ngeci.

Pikërisht në këtë moment, dy shqiptarë zbritën nga makina me armë kallashnikov dhe filluan të qëllonin në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me zjarr.

Autorët më pas u futën në makinë dhe u larguan në një drejtim të paditur, ndërsa disa orë më vonë automjeti u gjet i braktisur në Ampelokipi.

Më 30 Mars 2012, ata goditën një dyqan argjendarësh në Argos dhe pasi thyen grilat dhe fasadën e xhamit, morën bizhuteri me vlerë totale prej 30,000 euro. Sapo u aktivizua alarmi, oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, dhe pikërisht aty ndodhi një tjetër përplasje me armë zjarri. 

Por grabitja më e madhe e tyre ndodhi më 7 qershor 2012, ku grupi shqiptar mori nga një argjendari në Athinë bizhuteri me vlerë prej 500,000 euro.

Duke hyrë si klientë, shqiptarët morën peng pronarin, të cilit i vodhën para syve mallin ndërsa në kokë i mbanin pistoletën.

 Në rast se një anëtar i bandës arrestohej, grupi pezullonte përkohësisht aktivitetet e tyre kriminale. Ndërsa pas çdo përplasjeje të armatosur me Policinë, ata largoheshin për në Shqipëri dhe ktheheshin pasi kalonte shumë kohë.