Mediat greke ngrejnë alar.min se Edi Rama është në rr.ezik për jetën në Gjermani, por bien pre e një ma.shtrimi të madh (Foto)

    0
    245

    Mediat greke kanë pasqyruar një lajm që po qarkullon prej ditësh në rradhët e opozitës duke shkruar se kryeministri Edi Rama ka pësuar inf.arkt dhe është shtruar në spital në Berlin.

    “Ta nea”, “oikonomia”, “ethnos”, “politisonline”, “newspost”, janë vetëm disa nga mediat greke që kanë raportuar sot këtë lajm duke iu referuar mediave shqiptare por kanë ab.uzuar e ma.shtruar me foton që kanë vendosur.

    Sipas tyre kjo foto që shikoni është realizuar tani në një spital në Berlin por në fakt kjo foto i përket shumë kohëve më parë, kur kryeministri Edi Rama ka dhuruar gj.ak.

    “Edi Rama është në një spital special në Berlin ku po merr ndihmëën e parë pasi pësoi një inf.arkt në zemer.

    Stresi i diteve të fundit ka përkeqësuar situatën e kryeministrit shqiptar dhe mjekët e panë si të nevojshme transportin e tij në një spital të specializuar në Berlin”, shkruajnë mediat greke.

    Mediat greke shkruajnë gjithashtu se kryeminstri nuk është ende jashtë rre.zikut për jetën dhe në të njëjtën kohë mijëra pro.testues kanë rrethuar parlamentin.

    Foto dhe lajm i vitit 2017 kur Rama ka dhuruar gj.ak, publikuar nga mediat greke si e tanishme: