Mediat greke: Vαjza jonë të cilës “i frikësohen” turqit…

Në stërvitjet e fundit të zhvilluara në Emiratet, një vajzë pilote greke çmendi me aftësitë e saj pilotët meshkuj nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Por siç duket operatorët grekë, edhe nëse janë të paktë në numër, po pwrparojnw. Duke njohur me publikun piloten e tyre, mediat greke shkruajnw se ajo është kthyer nw “frikësuese” për turqit.

Diçka që u demonstrua gjerësisht në stërvitjen e fundit ATLC (Advanced Tactical Leadership Course) të mbajtur në Emiratet.

Në këtë stërvitje morën pjesë pilotët më të mirë nga vende si SHBA, Britania dhe Arabia Saudite , ndërsa si vëzhgues morën pjesë edhe Australia dhe India.

Greqia mori pjesë me tre Mirage 2000-5 dhe personelin e tyre përkatës mbështetës. Dhe në mesin e pilotëve që u përzgjodhën për të marrë pjesë në stërvitje ishte një Komandant Toger (I)

Madje, 29-vjeçarja greke i bëri përshtypje të gjithëve me aftësitë dhe performancën e saj në ushtrimet jashtëzakonisht të vështira të kryera në këtë ushtrim të nivelit të lartë.

Pilotja greke spikati mes 250 pjesëmarrësve që patën një stërvitje shumëditore në skenarë të ndryshëm ekstremë dhe taktika shumë të avancuara luftarake ajrore.

29-vjeçarja nënkomandant (I) Theodora Dourou, me origjinë nga Malesina Fthiotidas , kishte “mikrobet” e një aviatori që në moshë të vogël.

Dhe në fakt ajo ishte e vendosur të fluturonte vetëm me aeroplanët Mirage 2000 që fluturuan mbi fshatin e saj përpara se të ulej në Tanagra.

Theodora Dourou është një nga pilotet më luftarake të këtij lloji me shumë pjesëmarrje në përplasje me avionët turq, pasi ka mbyllur disa herë “shënjestrën” në angazhimet mbi Egje.

/abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *