/Mendoi se ishte kukuII, peshkatari TRONDlTET nga ajo që zbuIon

Mendoi se ishte kukuII, peshkatari TRONDlTET nga ajo që zbuIon

Një mrekulli e vërtetë ka ndodhur në Zelandën e Re, ku një foshnje 18 muajshe është nxjerrë nga oqeani.

Gus Hutt ndodhej në Matata Beach, North Island të Zelandës së Re, duke peshkuar kur dalloi diçka që pluskonte mbi ujë.

Ai e kuptoi se ishte diçka e pazakontë, por e kishte të qartë se nuk ishte krijesë deti.

Kështuqë, mendoi se ishte një kukull.

Por, në të vërtetë kuptoi se bëhej fjalë për një foshnje vetëm në momentin që dëgjoi një zë të mbytur.

Djali ishte larguar nga tenda e prindërve dhe kishte përfunduar në oqean, sipas BBC.

Peshkatari mësohet të ketë thënë:

Mendova se ishte kukull, edhe teksa afrohesha për ta kapur vijova të mendoja se ishte kukull”


Familja kishte vetëm një natë që ishte vendosur në kampingun e zonës, e duket se i vogli kishte qenë shumë i entuziast për t’u futur në ujë.

Ai kishte hapur zinxhirin e tendës dhe më pas kishte shkuar në ujë, pa u vënë re nga prindërit e tij