/Menduan se gjetën arkivoIin, por brenda kutisë fshihej një mister i Luftës së Dytë Botërore

Menduan se gjetën arkivoIin, por brenda kutisë fshihej një mister i Luftës së Dytë Botërore

Në këtë botë ka shumë mistere dhe e sigurtë është që njerëzimi nuk do arrijë dot t’i zbulojë të gjitha asnjëherë. Mendojeni pak sa shumë mund të jenë të fshehura nën tokë dhe nën ujë. E vetmja gjë që mund t’i gëzohemi janë zbulimet e deritanishme dhe njëri prej tyre ka ndodhur në Rusi teksa po gërmohej për të gjetur va.rre të pazbuluara të Iuftës.

Një kuti që daton qysh prej Luftës së Dytë Botërore, e cila ka përfunduar në shtator të vitit 1945, është gjetur e fshehur më shumë se 3 metra nën tokë.

Kur arkeologët e hapën arkën u befasuan nga ajo që gjetën brenda, sepse nuk kishin parë kurrë gjëra të tillë, domethënë gjëra të asaj periudhe, sepse objekte të tilla ka edhe sot. Kutia ishte e mbushur me sende personale të një ushtari gjerman dhe kjo u zbulua nga dokumentet brenda saj.

Të gjithë u habitën se sa mirë ishin ruajtur të gjitha sendet dhe objektet brenda kutisë, të palosura, të pastra dhe nuk ishin ndikuar nga kushtet atmosferike. Ajo që mund të thuhet me siguri është që ushtari, pronar i kutisë, i dashuronte purot, sepse ishin dy pako të plota me puro dhe shishe rumi. Këto janë dy gjëra ideale që një ushtar të festojë fitoren apo jo?

Në fund ata gjetën një kapelë që është përdorur ndoshta gjatë betejës sepse ishte e pisët, por zbulimi më interesant ishte një kartë metalike. Kjo kartë mund të ketë pasur informacion të plotë për pronarin e kutisë, por për fat të keq ishte zhdukur gjysma e informacionit.

Më misterioze në këtë çështje është fakti që ne nuk do e dimë kurrë se kujt i përkiste çdo gjë që u gjet brenda kutisë.