/Merkel gëzon për Biden/ Ja si e uron

Merkel gëzon për Biden/ Ja si e uron

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se miqvsia e Berlinit me SHBA është jetike, pas urimeve për Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“I uroj atij fat dhe sukses nga thellësia e zemrës sime dhe gjithashtu uroj Kamala Harris,

gruaja e parë që u zgjodh zëvendëspresidente e vendit të saj”, thotë Merkel në një deklaratë të postuar në Twitter, raporton ATSh.

“Unë pres të punoj me presidentin Biden në të ardhmen.

Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të kapërcejmë sfidat e mëdha të kësaj kohe”, theksoi ajo.