Merr fund LSI-ja? Eurodeputeti Fleckenstein: Dyert tona, të hapura për qeverinë dhe Partinë Demokratike

    0
    218

    Gjatë takimit në tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, kur foli për reformën elektorale raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein përjashtoi LSI nga grupet politike të cilat kanë mbështetjen e Parlamentit Europian.

    “Jam i kënqur që Këshilli Kombëtar po vijon punën e tij, sepse kjo përkthehet në sinjale pozitive. Duke pasur parasysh edhe një qeveri funksionale e cila është mjaft e nevojshme, gjë që është konstatuar, jam optimist përsa i përket ecurisë.

    Por ajo që ne biem dakord, dyert tona janë të hapura si për qeverinë, parlamentin dhe partinë Demokratike”, deklaroi Fleckenstein.