Mesazhe dhe telefonata/ Me kë ka komunikuar Lulzim Basha gjatë gjithë protestës?! (Foto)

    0
    288

    Lideri i opozitës Lulzim Basha mbërriti 30 minuta me vonesë në bulevardin Dëshmorët e Kombit para kryeministrisë, në protestën e lajmëruar për të nisur në 11:00. Simpatizantë dhe mbështetës të opozitës kishin mbërritur që herët nga rrethet e tyre përmes autobusëve nën organizimin e PD-së. Pati një takim me aleatët dhe ish-deputetët në selinë e PD-së, prej nga doli më tej nën shoqërinë e bashkëshortes së tij për t’ju bashkuar tubimit. Pati marshime të gjata para momentit kur shp.ërtheu e gjitha në dh.unë në itinerarin e papritur që demokratët morën nga kryeministria drejt Parlamentit. Por gjatë gjithë kohës, lideri demokrat u pa të shihte telefonin e tij celular.

    Komunikime të shumta me mesazhe dhe telefonata. E mbylli protestën shumë më shpejt sesa protestuesit kishin menduar, të cilët sic deklaronin edhe në prononcime për mediat, thonin se do të qëndronin gjatë në shesh, deri në largimin e kryeminsitrit Edi Rama.

    Para se protestuesit të tentonin të mësynin në Kuvend duke çarë kordonin e policisë, Basha dhe organizatorët e PD-së, qëndruan përreth 15 minuta pa bërë asnjë veprim dhe lëvizje para Kuvendit. Edhe aty Basha u pa të fliste në telefon. Më tej pati një lëvizje të shpejtë të tubuesve që çanë kordonin e policisë dhe aty u përdor gazi lotsjellës dhe u hodh për herë të parë ujë me pr.esion ndaj protestuesve.

    Kryedemokrati Luzlim Basha dhe liderët e tjerë politikë, bashkë me Monika Kryemadhin e LSI, nuk u panë më nga syri i medias, pasi qëndruan larg kësaj skene. Derisa Basha doli në një deklaratë ku justifikoi dh.unën me gurë të protestuesve ndaj policisë, si përgjigje ndaj gazit lotsjellës, dhe i drejtoi protestuesit tek selia e PD-së, ku edhe përmbylli protestën pas 4 orësh. Nuk dihet se më kë ka komunikuar në telefon Lulzim Basha, lideri i opozitës, tashmë jo parlamentare.