Mësuesi që u bë murator dhe gr.abitës, vëllai flet për Admir Muratajn: Ishte si Robin Hood, një zemërIuan

0
247

Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajn, që mbeti i vr.arë pak pas superg.rabitjes në Rinas, ka treguar sot detaje të pathëna nga jeta e vik.timës.

Teksa ka pritur në banesë disa gazetarë, ai ka treguar se ka qenë viti 2014 kur vëllai i tij ndryshoi, apo si ka zgjedhur ai ta quajë, “pësoi një çekuilibrim”.

“Adi ka qenë hije për ne. Bashkëshortja me 4 fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë, Nga 2015 e pas ishte thjesht emër kur e dëgjonim në televizion apo lajme dhe ditët që iknim në gjykatë, ndërkohë që për të tjerat asnjë lëvizje, asnjë telefonat, kontakte, asgjë”- ka thënë ai.

Ai kujton se Adi, dikur mësues u bë murator shumë i zoti në Greqi, ku shkoi dhe jetoi fillimisht në një banesë pa cati.

“Pasionet e Robin Hudit janë të ulet këtu në tavolinë, të pi dy tre shishe verë, të dalë të eci malit, pasioni im është i motorëve dhe makinave, nëse më marrin 10 të tjera, m’i sekuestrojnë, unë do i zëvendësoj me të tjera, por i Adit, shoqëria, ecja, noti, është fizik as ushtarak i përgatitur, as qltës i përgatitur, mund t’i thuash zemërluan, e kishte zemrën aq sa i peshonte trupi”- tregon Cen Murataj.