Lajme

Meta drejt shkαrkimit, zbulοhen shkeΙjet që i ka dοkumentuar PS-ja: Para fushαtës ai ka…

Taulant Balla deklaroi sot se kërkesa qe ka nisur me procedurat e para për shkarkimin e kreut të shtetit është bërë për shkak se para dhe gjatë fushatës

elektorale, Presidenti Meta sipas tij “ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”.

Si një prej firmëtarëve të kërkesës, Balla u shpreh se “në dokumentin shumë të plotë që kemi paraqitur janë të gjitha provat e nevojshme e domosdoshme që jo vetëm

argumentojnë qëndirmin tonë por janë dhe provat e nevojshme për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit”.

Balla theksoi se kërksa “plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi”.

“Kjo kërkesë sipas rregullores do i kalojë komisionit të ligjeve për shqyrtim që brenda një afati të përcaktuar duhet të shprehet nëse kërksa plotëson kriteret ligjore e formale”.

Më pas sipas rregullores do nrihet komisioni hetimor parlamentar që do hetojë nëse ekzistojnë apo jo dyshimet e hedhura nga firmëtarët për këtë proces shkarkimi.

“Besoj që Kuvendi aktual e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri në 8 korrik që është data e fundit e mbledhjes së këtij kuvendi që përkon me 60 ditëshin që përcakton Kushtetuta dhe rregulorja e Kuvendit”, tha Balla.