Në ‘Breaking News’, është publikuar një video ku shfaqet kandidati i LSI-së për Tiranën, Etjon Joka duke blerë vota.
“Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën . Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.
Këto pamje janë komentuar dhe nga analisti Frrok Çupi, i cili tha se “duhet të kemi frikë të gjithë nëse LSI sot nuk përjashtohet nga e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje, nuk garantojmë dot se do të kemi zgjedhje”.
“E dyta, problemi i çështjes më të rëndësishme është se kjo vjedhje votash bëhet me paratë e publikut se LSI e Metës ka grumbulluar para të paligjshme të pafund nga paratë publike, janë hajdutët më të mëdhenj që ka Evropa janë shpallur si njerëzit më grabitqar të votës .
Tani do durojmë ne prapë mbasi e pamë Ilirin duke vjedhur, do durojmë videot e Ilirit duke dhuruar para për të blerë votat, do durojmë prapë videot e Ilirit duke prerë koka njerëzish me sëpatat e me lopatat.
Ne do jetojmë në video apo në realitet. Ky është problemi i shtetit, ne duhet të zbatojmë realitetin, këta njerëz duhet të shkojnë me patjetër në vendin e tyre”, tha Çupi.
Sipas tij, Meta është denoncuar si vrasës dhe më parë dhe shtoi se nëse Shqipëria bie në duart e tij, atëhere nuk ka shpresa.
“Është i dyshuar për vrasje të tjera është i denoncuar nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si një njeri që ka fshehur kufoma deri në malin e Dajtit. Shqipëria nëse bie në duart e tyre kësaj here nuk bëhet më!”, tha analisti.
Edhe pse Meta ka bërë thirrje të vazhdueshme kundra shit-blerjes së votave duke luajtur rolin e ‘engjëllit mbrojtës’ të zgjedhjeve, vetë partia e tij të cilën e themeloi në 2004-tën, ku është momentalisht kryetare bashkëshortja Monika Kryemadhi, kapet duke kryer një krim zgjedhor.