Lajme

Meta merr fjalën në “Defender 21″/ ERTV i bën të pαbërën

Sapo nisi fjala e presidentit Ilir Meta në ceremoninë e stërvitjes Defender 21, ERTV ka hequr fishën dhe ka ndërprerë transmetimin live të aktivitetit.

Vija editoriale e televizionit që ka pronar kryeministrin Edi Rama, nuk e pranon në ekranin e saj presidentin Meta.

Hapësira televizive e ERTV është tkurrur pas përplasjeve të forta me kreun e shtetit,

për të cilin kryeministri Rama ka ngritur edhe një komision hetimor parlamentar për shkarkimin nga detyra.

Përtej situatës qesharake, veprimi i ERTV është edhe një sinjal për televizionet që ndjekin vijën qeveritare dhe që nuk duhet ta teprojnë me hapësirën për kreun e shtetit.