/Meta tenton destabiIitet në 25 Prill; Kim mesazh direkt: Marinarë, ųshtarë dhe avionë të SHBA do zbarkojnë në Shqipëri

Meta tenton destabiIitet në 25 Prill; Kim mesazh direkt: Marinarë, ųshtarë dhe avionë të SHBA do zbarkojnë në Shqipëri

Veniten planet për rrëmuja pas zgjedhjeve të 25 prillit, të nënkuptuara nga deklaratat e Presidentit Meta.

Presidenti çdo ditë jep sinjale se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve nëse fiton PS, ndërsa po e bën të qartë se mund të kemi revolta nga populli më 25 Prill.

Kreu i shtetit flet për rrëmbim pushkësh, për ngritje të popullit dhe për prerje duarsh.

SHBA dhe vetë Ambsadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë shpesh sinjale paralajmëruese ndaj Presidentit Meta se nuk duhet të ketë trazira gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas saj.

Më datë 26 prill në Shqipëri do të nisë stërvitja më e madhe ushtarake e vitit “Defender Europe 21”, ku do të marrin pjesë rreth 8 mijë forca ushtarake të NATO.

Fakti që kjo stërvitje nis një ditë pas zgjedhjeve, është sinjal i qartë se askush nuk mund të tentojë destabilizim.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një postim të sotëm në rrjetin social ‘Twitter’, ka bërë me dije se janë në pritje të disa gjeneralëve të SHBA-ve në Shqipëri si pjesë e stërvitjes “Defender 21”.

Yuri Kim tha se gjeneralët do të jenë prezentë në Shqipëri në javën e parë të majit për të vëzhguar stërvitjen e madhe që do të mbledhë bashkë mijëra ushtarë shqiptarë dhe amerikanë.

Postimi i Plotë

Lajm i mirë: Presim të mirëpresim disa gjeneralë të Flamurit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në javën e parë të majit si pjesë e # Defender21.

Ata do të jenë këtu për të vëzhguar mijëra ushtarë, marinarë dhe avionë të Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë që punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake.