/MevIani uron me fjalë prekese mamanë me rastin e ditëlindjes. A e uroi Ledjana ‘vjehrrën’?

MevIani uron me fjalë prekese mamanë me rastin e ditëlindjes. A e uroi Ledjana ‘vjehrrën’?

Nëna e Mevlan Shabanit feston ditëlindjen e 52-të, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi pamje nga festa e ditëlindjes derisa i shkroi edhe një urim duke e uruar për më të mirat.

Mevlani siç shihet ia ka festuar ditëlindjen nënës së tij në një vend luksoz pranë detit teksa në tavolinë shihen ëmbëlsira të ndryshme.

“Ti e din qe un jam fjal pak dhe me vepra shumë kshuqe falenderoj shumë zotin qe kam nje Nënë si ti dhe ishallah te behesh dhe 100 tjera dhe allahu te rujte”, kanë qenë fjalët e Mevlanit.

Ndryshe, komentet e shumta mori postimi i protagonistit të programit teksa mori urime të shumta për ditëlindjen e nënës së tij.

Edhe pse shumë fansa prisnin një koment nga ana e Ledjanës, deri tani kjo e fundit nuk ka reaguar në këtë postim të Mevlanit në Instagram. Ndoshta e ka uruar privatisht…