Lajme

Mijëra besimtαrë nisen drejt kishës së Laçit, trαfik i rënduαr nga autοstrada deri tek vendi i shenjtë (video)

Mijëra besimtarë janë drejtuar për në kishën e Shën Ndout në qytetin e Lacit.

Në pamjet e siguruara, duket se ka trafik të rënduar nga hyrja për në qytetin e Laçit në autostradë deri tek vendi i shenjtë.

Besimtarët e krishterë, por dhe qytetarë të tjerë, zgjedhin “të martat e shenjta”, për të shkuar në Kishën e Shën Ndout, ku luten për veten dhe njerëzit e tyre të dashur.

Janë 12 të marta dhe sot është e nënta.

Vizitat në Kishën e Laçit duhen bërë gjithmonë në numër tek.

Pra, ose duhet të shkoni një të martë, ose tre të marta, pesë të marta, e me radhë.

Nëse e keni bërë ndërmend të shkoni, duhet të shkoni patjetër.

Pelegrinazhi për në Kishën e Laçit s’mund t’i lihet rastësisë e as pezull.

Të martën e 15 qershorit besimtarët e gdhijnë atje