Mijëra persona i japin lamtumirën vogëlushit “luftarak”

    0
    297

    Pamjet prekëse nuk munguan sot në Britani, ku me mijëra persona dolën në rrugë dhe lëshuan tullumbace në qiell, në kujtim të vogëlushit “luftarak” Alfie Evans.

    Më shumë se 1 mijë persona, të rinj e të rritur u mblodhën pranë parkut të spitalit të fëmijëve në Liverpool, për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të vogël.

    Me tullumbace blu dhe leila nëpër duar, ata brohoritën emrin e Alfie-t, përpara se një vajzë e re të këndonte “A Thousand Years”, të Christina Perri-t.

    Me lot në sy dhe krah njëri-tjetrit mbështetësit e Alfie-t i lëshuan më pas tullumbacet në qiell dhe të gjithë së bashku nisën të këndonin “You’ll Never Walk Alone”.

    Duke folur përpara turmës në park, halla e Alfie, Sarah Evans tha: “Dua t’ju falenderoj të gjithëve që erdhët sot. Luftëtari jonë i bukur mori frymë për herë të fundit në 02:30 këtë mëngjes.”

    Alfie u shua 23 muajsh, 5 ditë pasi mjekët i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë, të cilat u fikën kundër dëshirës së prindërve të tyre.

    Tom dhe Kate, të dy nga Liverpool luftuan fort që ta çonin Alfie-n në një spital jashtë vendit, por e humbën betejën e fundit me gjykatën të mërkurën.

    Që prej Dhjetorit të vitit 2016, ai mbahej në jetë nga aparaturat pasi vuante nga një sëmundje e rrallë neurodegjenerative. Mjekët britanikë kishin vendosur të mos e vazhdonin trajtimin, ndonëse Spitali Pediatrik në Romë ishte treguar i gatshëm për ta shtruar fëmijën.

    Pas një dite tjetër në pritje të transferimit në Itali, ai pësoi një krizë frymëmarrjeje që më pas çoi në vdekjen e fëmijës.