‘Miku’ i paftuar i hipën në makinë papritur, gepardi tmerron turistin

    0
    271

    Një turist amerikan ka kalur momente tmerri në parkun natyror Serengeti në Tanzani.

    Teksa ishte duke bërë safari, apo shëtitje me makinë të hapur brenda parkut, papritur ai shikon se prapa kishte një ‘mik’ të paftuar.

    Një mik të frikshëm madje. Një gepard kishte hipur në makinën e tij.

    Turisti duket në video që rri si i ngrirë nga frika.

    “Isha i terrorizuar, nuk lëviza fare, qëndrova si i ngrirë dhe nuk e pashë në sy” tregoi turisti./a.m./noa.al/