Kryeministri i vendit, Edi Rama, reagon për herë të parë për super gra.bitjen në Rinas.
Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social të ‘Twitter’, Rama shkruan se kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja ka dështuar njësoj në garantimin e sigurisë.
Më tej shton se aeroporti do të jetë nën kontrollin e shtetit shqiptar.
“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, shkruan kryeministri.
