/Milot Rashica i jashtëzakonshëm, gol dhe asist fantastik kundër Bayern Munich (Video)

Milot Rashica i jashtëzakonshëm, gol dhe asist fantastik kundër Bayern Munich (Video)

Milot Rashica ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Werder Bremenin, duke shënuar një herë dhe duke asistuar një herë tjetër për rezultatin 2:2 kundër Bayern Munichut.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, së pari asistoi për Yuto Osako dhe pastaj shënoi vetë pas një minute, duke i ndihmuar Bremenit ta barazojë rezultatin në 2:2 kundër Bayernit në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Bremeni po humbiste 0:2, por falë Rashicës arriti të barazojë dhe kishte mundësi për të kaluar në finale.

Por ishte polaku Robert Lewandowski i cili i shkëputi shpresat vendasve, duke realizuar golin e tretë dhe të fitores për bavarezët me anë të një penalltie.