/Ministria e Shendetesise dha lejen, ja shifra marramëndëse që do të kushtojë testi i Covid në privat

Ministria e Shendetesise dha lejen, ja shifra marramëndëse që do të kushtojë testi i Covid në privat

Në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se do të nisë kryerja e testimeve sereologjike edhe në strukturat private, Intermedica është një nga laboratorët e parë që ka shprehur gadishmërinë për ti bërë të mundura këto testime për qytetarët.

Administratori i Intermedica Dr.Vasil Llajo ka bërë të ditur për mediat se kjo klinikë i ka të gjitha kapacitetet e duhura, dhe certifikimet e nevojshme për kryerjen e testimeve sereologjike.

Llajo është shprehur se Intermedica i ka kapacitetet e nevojshme njerëzore dhe tekniko – mjekësore për të kryer ekzaminimet e diagnozës dhe gjurmimit të Koronavirusit SARS CoV-2 me metodën PCR duke marrë materialin me tampon nga sekrecionet e farinksit.

Sipas Llajos vetëm në një ditë mund të kryhen deri në 1 mijë testime sereologjike për të kuptuar nëse personat e kanë kaluar apo jo Covid 19, që do tiu mundësonte më pas atyre dhe krijimin e një imuniteti ndaj virusit.

Ndërkohë që më herët Llajo ka folur dhe për koston e këtij testimi, që mund të jetë e arritshme për çdo qytetar, që do të shuajë dyshimin nëse e ka kaluar apo jo Covid 19.

Kostoja e testimit me PCR mund të përllogaritet afërsisht 150-160€. Kostoja e testimit me serologji për çdo antikorp afërsisht 4000-5000 lekë të reja. Praktika e deritanishme ka treguar se është e mjaftueshme IgG ( nje lloj antikorpi), pra që kjo mund të jetë dhe kostoja finale e një testimi.

Duhet thënë se për momentin, edhe pse Intermedica i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme, nuk mund të kryhen ende testimet për të kuptuar nëse je apo jo momentalisht i prekur nga Covid, pasi MSH ka vendosur që ta centralizojë këtë proces vetëm në laboratoret e ISHP-së.

Mbetet për tu parë nëse MSH do të vendosë që ta liberalizojë këtë proces, pasi vazhdimisht shqetësimet e kontakteve të personave të konfirmuar pozitiv me Covid janë që atyre nuk iu bëhet tamponi, për shkak të sasive shumë të kufizuara që shteti ja në dispozicion.