/Ministria fshehu vd ekjen e 27-vjeçares , habit Pipero: Duhet ta dini, vajza ishte..

Ministria fshehu vd ekjen e 27-vjeçares , habit Pipero: Duhet ta dini, vajza ishte..

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero i ftuar në “Radari Informativ” foli për situatën epidemiologjike në vend, raportimin e vi ktimave si pasojë e Covid si edhe kujdesin që duhet të tregojmë për parandalimin e përhapjes së virusit.

I pyetur për arsyen përse 27-vjeçarja e cila humbi jetën nga koronavirusi nuk u raportua nga Ministria e Shëndetësisë, Pipero tha se nuk është në dijeni të kësaj çështje, ndërsa shtoi se kishte informacion se viktima kishte pësuar dë mtime të mushkërisë.

“Me Co vid-in pavarësisht moshës gjithçka është e mundur si në aspektin negativ ashtu dhe pozitiv. Në moshat e reja që hum basin edhe jetën bëhet një përgjigje joadekuate”, u shpreh ai.

Pyetje: Përse nuk është raportuar?

Pipero: Nuk e di është raportuar apo jo. U interesova për moshën dhe çfarë ka ndodhur dhe mora informacion që ka pasur prekje të madhe të mushkërive. Nuk kam informacion për ndjekjen e sëm undjes, jam fare i papërgatitur. Ajo i ka shërbyer prindërve dhe mundësia më e madhe është që ka qenë e prekur me Covid.

Pyetje: Mund të ndodhë që një pacient të h umbasë jetën në spitalin Infektiv dhe të mos skedohet?

Pipero: Unë jam pyetur që në fillim dhe them që institucionet në vende të ndryshme në kanë përqasje të ndryshme.

Pyetje: Në qoftë se viktimat janë me tampon negativ si i deklaroni në skedën e vd ekjes?

Pipero: Sëmundja është Covid, shkaku mund të jenë probleme të shumta apo një arr est kardiak.