/Ministrja e Arsimit i jep fund beqarisë, do të martohet me deputetin këtë fundjavë (Foto)

Ministrja e Arsimit i jep fund beqarisë, do të martohet me deputetin këtë fundjavë (Foto)

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini do t’i japë fund beqarisë. Shahini do të martohet me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj.

Sipas gazetës Blic, pritet që çifti të kurorëzojë dashurinë e tyre ditën e dielë në një nga restorantet e Tiranës.

Gjithashtu mësohet se do të jetë një ceremoni e vogël dhe e thjeshtë ajo që ka zgjedhur çifti kosovar për ditën e tyre më të rëndësishme.

Ndërkohë ende nuk kanë dalë emrat e listës së të ftuarve./Shqiptarja