/Misioni i skuadrës së parë të FBI-së shqiptare që po TR0NDlT poIitikanët, hetuesit do hapin çdo zyrë shteti, kasafortë, bankë dhe viIat e pushtetarëve të korruptuar

Misioni i skuadrës së parë të FBI-së shqiptare që po TR0NDlT poIitikanët, hetuesit do hapin çdo zyrë shteti, kasafortë, bankë dhe viIat e pushtetarëve të korruptuar

Ilir Meta ka arsye të forta që ka humbur totalisht kontrollin pasi nisjes për trajnim të hetuesve të parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, hetuesit kanë kompetenca të hyjnë në çdo zyrë publike dhe private për të përgatitur dosjet për llogari të SPAK, nuk njohin asnjë sekret dhe pengesë

Kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, ku spikat Ilir Meta, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës, çeta e hajdutëve në PD që presin për të vjedhur sërish, Fatmir Mediu, Tom Doshi etj.,

kanë arsye të forta se pse janë të shqetësuar dhe të alarmuar nga përzgjedhja e skuadrës së parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nën asistencën dhe mbikëqyrjen e amerikanëve, përmes testimeve dhe shumë sprovave, janë përzgjedhur 28 hetuesit e parë të FBI-së shqiptare, ndërsa vijojnë procedurat për përzgjedhjen e 32 të tjerëve, për të krijuar skuadrën e plotë me 60 hetues.

Menjëherë pas përzgjedhjes, siç edhe njoftoi Ambasada Amerikane, 28 hetuesit do të nisin trajnimin përfundimtar nga FBI-ja amerikane, për t’u hedhur më pas menjëherë në veprim, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta si dhe për të përgatitur dosjet e para për llogari të SPAK.

Arsyeja e fortë se pse kupola politike e Tiranës e ka frikë skuadrën e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka të bëjë me kompetencat e saj si dhe me aftësimin nga FBI-ja.

Sipas ligjit për SPAK, të gjitha institucionet publike të shtetit shqiptar janë të detyruara të hapin dyert e zyrave për hetuesit e BKH, në kuadër të mbledhjes së provave për njerëzit e korrupsionit dhe krimit.

Organet shtetërore kanë detyrim t’u japin hetuesve çdo informacion brenda 24 orëve dhe kur ekziston baza e të dhënave, t’u japin akses të drejtpërdrejtë, ku hetuesit mund të hyjnë vetë në sistem apo në zyra, për të mbledhur prova. Jo vetëm kaq, por hetuesit kanë të drejtë të hyjnë edhe në bazat e të dhënave që konsiderohen sekret shtetëror.

Politikanët e korruptuar shqiptarë ka vite që mbulojnë aferat e tyre, duke u fshehur pas sekretit gjoja shtetëror. Kur Ilir Meta u kap disa javë më parë duke bërë pazare me dhënin e shtetësive shqiptare, nuk pranoi të bënte transparencë dhe të tregonte letrat, duke thënë se ky proces ishte sekret.

Por, jo vetëm kaq. Ajo që i tremb më shumë pushtetarët e korruptuar, është detyrimi që kanë subjektet private për t’i vënë në dispozicion FBI-së shqiptare çdo informacion të vlefshëm për një çështje hetimore.

Hetuesit mund të hyjnë në sistemet e bankave në Shqipëri, për të ndjekur gjurmët e lëvizjes së parave të pushtetarëve shqiptarë.

Atyre, gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave do t’u vërë në dispozicion të gjitha të dhënat që disponon mbi transaksionet e personave të dyshuar për pastrim parash.

Hetuesit, sigurisht nën urdhrat e SPAK dhe për llogari të SPAK, mund të hapin çdo kasafortë, të bëjnë kontrolle në vilat e njerëzve të korrupsionit, sipas ligjit dhe Kodit të Procedurës Penale./Pamfleti