Mjekët i thonë nënës për ta abortuar foshnjën me sindromën Down, por 33 vjet më vonë fëmija shndërrohet në një gjeni!

    0
    376

    Tridhjetë e tre vjet më parë, një nëne britanike iu dha opsioni për të abortuar të porsalinduren e saj, pasi ajo kishte lindur me sindromin Down.

    Ajo sugjeron se mjekët e perceptuan të porsalinduren e saj një “copë mishi e padobishme”. Pavarësisht stigmës,ajo insiston ta mbaje foshnjen, te cilen e quajti Ema.

    Më shumë se tre dekada më vonë, Emma u be nje artiste e suksesshme, veprat e të ciles ekspozohen në galerinë prestigjoze Tate Modern, si dhe në galeritë e tjera në Londër.

    Por rruga drejt suksesit nuk ishte e lehtë për Emën.

    Kur Emma ishte një fëmijë nuk mund të merrte pjesë në grupet e lojërave me fëmijët e tjerë normale.
    Përkundër të gjitha sfidave, Mirka luftoi që Emma të futej ne nje shkolle te zakonshme.

    “Unë jam nga Polonia komuniste kështu që ne jemi mësuar të hedhim burokracinë. Gjatë gjithë shkollimit të saj, gjithçka që kërkova ishte për të që t’i jepej një shans “, tha ajo.

    Në vitin 2005, ndërsa studioi në Kolegjin Rajonal Cambridge, një mësues i kolegjit e inkurajoi Emën të hynte në një konkurs të artit. Ajo fitoi, dhe pikturat e saj u ekspozuan në Tate Modern.

    Emma tani shet pikturat dhe skulpturat e saj në ekspozita publike dhe kujdeset vullnetarisht për fëmijët në një çerdhe.

    “Fëmijët e adhurojnë atë,” tha Mirka. “Ajo buron energji pozitive”.

    Jo vetëm që veprat e artit të Emma-s janë shfaqur në galeritë e Londrës, por edhe historia e jetes se saj është shfaqur në një dokumentar me çmimin e fituar – Qielli eshte kufiri! Filmi u drejtua nga Mirka vetë me shpresën e përhapjes së vetëdijes rreth sindromës Down.