Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, nuk është i panjohur për publikun.
Ai dikur sh.ante e kë.rcë.nonte përmes mesa.zheve një grua e cila u paraqit në media si e dashura e babait të tij. Anxhelina Shala, e cila paraqitej si e dashura e deputetit, pati publikuar disa fotografi ku shihet në krahët e tij.
“Oj la.vi.re oj magj.upe heki kto foto se ti kurr me baben tem ski mu kan harro…boll naj mundove mo…je ka e bon veten ty met ardh nberlin me ta th.y kryt. T.urp t.urp tur.p pëe yu. Zhduku… Zoti ko me ta kthy ty kto nese u smuj”, I kishte shkruar ai Anxhelinës.
Së fundmi, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.Për emërimin e Shalës në shërbimin e jashtëm diplomatik ka reaguar dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani,
e cila është shprehur se ky vendim është marrë nga ish-presidenti Thaçi dhe jo nga ajo.“Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës.
Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.
Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike.
Nuk mund të hapenKonsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë.
Fatk.eqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shf.uqizohen”, reagimi i Vjosa Osmanit.