Molla i kushtoi pasagjeres 500 dollare,ja cili ishte gabimi qe beri

    0
    288

    Një mollë prej 500 dollarësh. Kaq i ka kushtuar një pasagjereje të një fluturimi Paris-Minneapolis, vendimi për të mbajtur në çantë një kokërr mollë të shpërndarë falas në avion, me idenë për ta konsumuar në vijim të rrugëtimit Minneapolis-Denver.

    Bazuar në ligjin doganor, gruaja duhet të deklaronte se e kishte frutin me vete.

    “Ishte një eksperiencë vërtetë absurde. U trajtova si kriminele për një mollë”, tregon Crystal Tadlock për BBC.

    Ajo po kthehej në shtëpinë e saj në Colorado, SHBA, pas një udhëtimi në avion.

    Por sapo zbriti në aeroport, gruaja ju nënshtrua kontrollit. Agjenti e pyeti, nëse udhëtimi nga Franca i kishte kushtuar shumë dhe ajo pa e menduar gjatë, u përgjigj “po”.

    Më pas ai shtoi se, “Do të të kushtojë edhe më shumë, pasi të gjobis me 500 dollarë”.

    Por pavarësisht shpjegimeve të gruas gjoba u vu dhe duhet të paguhet, shkruan noa.al.

    Nga ana e saj, ‘Delta Air Lines’ konfirmoi versionin e gruas, por shtoi se, “inkurajojmë klientët tanë që të ndjekin rregullat e vendosura nga dogana amerikane”.