Momente ankthi, këngëtarja e njohur rrëzohet nga skena dhe merret me barelë

    0
    389

    Këngëtarja e njohur Gianna Nannini ka pësuar një aksident të rëndë gjatë një koncerti në Xhenova.

    Teksa ajo ishte duke performuar në skenë, papritur rrëzohet dhe përfundon tek publiku.

    Ajo pësoi një dëmtim në gjurin e saj por fatmirësisht ia hodhi paq, edhe pse aksidenti nuk sihte fort i lehtë.

     

    “Më vjen keq që ndërpreva një koncert aq të bukur, vetëm katër këngë para fundit të koncertit”, thotë rokerja për fansat.

    “Publiku xhenovez ishte vërtet i ekzaltuar. Fatkeqësisht, ndërkohë që ngjitesha në një shkallinë, në errësirë, u rrëzova. Do të shihemi nesër në Montichiari dhe….të gjithë ulur” ka shkruar artistja./a.m./noa.al/