Momenti kur i djegin makinen pedagogut ne Elabasan (Video)

    0
    223

    Në orët e para të së dielës makina e një pedagogu në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” u dogj dhe sipas policisë zjarri ishte i qëllimshëm. Kjo vërtetohet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë. Siç duket edhe nga pamjet në pak sekonda, kur një person i veshur me xhaketë dhe me kapele në kokë, i afrohet automjetit, i hedh benzinë dhe më pas i ve flakën. Pasi automjeti përfshihet nga flakët autori largohet me vrap.

    Makina e djegur me targë AA 484FG është në pronësi të Arben Haxhiymeri, 62-vjeç, pedagog në Universitetin e “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, shef i Departamentit të Filozofi-Sociologjisë. Sipas policisë, mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.

    Kjo është hera e dytë që pedagogut të Elbasanit i djegin automjetin. Edhe në gusht 2017 makinës së tij iu vu flaka nga persona të paidentifikuar përpara shtëpisë. Gjithashtu, ai është kërcënuar se nëse blinte automjet tjetër sërish do t’ia digjnin.